Harmali, fshati ku tërmeti rrafshoi gjithçka, përveç statujës së Ataturkut
Tërmeti shkatërrimtar i 6 shkurtit hodhi në tokë me qindra shtëpi në zonën e Harmali, fshat i vogël në Adiyaman. Mirëpo, diçka mes rrënojash ngeli e paprekur.
Bëhet fjalë për statujën e Ataturkut, e cila është ndërtuar disa kohë më parë me mbështetjen edhe të fshatarëve të zonës.
Kryeplaku i fshatit Ahmet Değirmenci u shpreh se uron që të mos vidhet kjo statujë, pasi ajo do të qëndrojë aty e palëvizur edhe në vijim, kur gjithçka të rindërtohet nga e para.

“Këtë statujë e kemi ndërtuar para 8 vitesh, e kam parë në Mersin, e kemi ndërtuar këtu, nëse nuk e vjedhin materialin, gjithçka është solide”.
Nga lëkundjet e tërmetit në këtë fshat humbën jetën 60 persona dhe qindra të tjerë u plagosën rëndë. 90 për qind e shtëpive në fshat janë të shkatërruara ose të papërdorshme.
Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë, epiqendra e të cilëve ishin rrethet Pazarcık dhe Elbistan të Kahramanmaraş, prekën drejtpërdrejt 11 provinca.

