OBSH: Një grua shtatzënë ose që lind vdes çdo dy minuta si pasojë e komplikacioneve
Të dhënat e OBSH-së lënë pak hapësirë për interpretim: një grua vdes çdo dy minuta për shkak të komplikimeve gjatë shtatzënisë ose lindjes.
Ndërsa vdekjet kanë rënë me një të tretën në 20 vjet, shkalla e vdekshmërisë së nënave është ende një plagë, sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe agjencive të tjera të Kombeve të Bashkuara. Vdekjet ranë ndjeshëm midis viteve 2000 dhe 2015, por mbetën kryesisht të larta mes 2016 dhe 2020.
Shkalla e përgjithshme e vdekshmërisë ra me 34,3% në një periudhë 20-vjeçare: nga 339 vdekje për 100,000 lindje të gjalla në 2000 në 223 vdekje në 2020.
Megjithatë, shpjegon OBSH, kjo do të thotë se rreth 800 gra vdisnin në ditë në vitin 2020, ose rreth një në çdo dy minuta.
Në 20 vjet, Bjellorusia ka shënuar rënien më të madhe prej 95.5%, ndërsa Venezuela ka shënuar rritjen më të madhe. Ndërmjet viteve 2000 dhe 2015, rritja rekord u regjistrua në Shtetet e Bashkuara.
Raporti zbuloi se mes 2016 dhe 2020, shkalla e vdekshmërisë u ul në vetëm dy nga tetë rajonet e OKB-së: në Australi dhe Zelandën e Re me 35% dhe në Azinë Qendrore dhe Jugore me 16%.
