Një tjetër banore e re futet sot, ja për kë bëhet fjalë
Ditën e sotme pjesë e “Big Brother VIP” thuhet se do bëhet një banore e re.
Sipas raportimeve, një tjetër aktore po përflitet se do t’i bashkohet nesër shtëpisë së famshme. Gazetarja Anxhela Kurti në “Ditë e Re” raporton se bëhet fjalë për Eva Alikaj, emri i së cilës u përfol edhe edicionin e kaluar.
Shtoi se Eva do të surprizojë banorët ku ata të interpretojnë disa pjesë nga “Pallati 176.”
Në intervista të ndryshme, Eva ka shprehur dëshirën për t’u bërë pjesë e formatit.
“Unë në fakt kisha ndërmend të futesha. Paçka se [më thanë që të mos futesha] unë bëj atë që më thotë mendja ime,” ka thënë Alikaj në një intervistë për “Goca & Gra”, duke shtuar se në të tilla formate “duhet të jesh vetvetja dhe po fitove, të fitosh për atë që je si njeri dhe jo si artist”.

