Partia e Lirisë zgjeron me 7 anëtarë të rinj Kryesinë, Meta e Blushi: Koha për ndryshimin e madh

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka uruar shtatë anëtarëve të rinj të Kryesisë së Partisë të Lirisë dhe u ka uruar atyre suksese në përmbushjen e detyrës.

Në një postim në rrjetet sociale, Blushi shtoi se ka ardhur koha për ndryshimin e madhe, referuar zgjedhjeve lokale të 14 majit.

"Shumë urime dhe suksese shtatë anëtarëve të rinj të Kryesisë së Partisë të Lirisë për përmbushjen me përgjegjësi dhe integritet të lartë të kësaj detyre shumë të rëndësishme! Së bashku asnjë sekondë për të humbur! Tani është koha për veprim për të realizuar sa më shpejt Ndryshimin e Madh!", shprehet Tedi Blushi.

Ndërkohë Meta u shpreh se me këta anëtarë do të fuqizojnë përfaqësimin e PL dhe autoritetin e lidershipit të saj.

"Një urim të përzemërt për anëtarët e rinj të Kryesisë së Partisë të Lirisë.
Jam i bindur se me Prof.Luigj Turmalaj, Dr.Gentian Çalën, Viktor Tushën, Kontiana Kuçin, Ismeralda Seidollin, Anisa Ibraj dhe Faik Bashën fuqizojmë përfaqësimin e Partisë të Lirisë dhe autoritetin e lidershipit të saj.
Integriteti i lidershipit dhe energjia rinore, garanci për triumfin e Partisë të Lirisë në 14 Maj!" tha Meta.