Mynih/ Rama takon me Komisionerin Timmermans: Rritje e mbështetjes ndaj Ballkanit

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Mynih për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë, u takua sot me  Komisionerin Europian për Marrëveshjen e Gjelbër Europiane, Frans Timmermans.

Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Rama në një postim në rrjetet sociale, ku ndau edhe momente nga takimi.

Sipas kryeministrit Rama, gjatë takimi u diskutua mbi nevojën për të rritur mbështetjen ndaj Ballkanit Perëndimor.

Konferenca e Sigurisë së Mynihut, një nga ngjarjet më të rëndësishme politike në botë, mbahet që nga viti 1963 dhe vit pas viti, mbledh njerëzit më të rëndësishëm nga bota e politikës, për të diskutuar çështjet e sigurisë.

Liderët e rreth 45 shteteve dhe organizatave u mblodhen në Hotel Bayerischer Hof për të debatuar çështje, ku më e rëndësishmja është pushtimi i Ukrainës nga Rusia dhe sfidat me të cilat po përballen të gjithë.