Ndarja dhe fshirja e këngës, Ron Zaiti zbulon nëse ka qenë i dashuruar me Semi Jaupaj
Ron Zaitit, reperi i mirënjohur i cili numëron disa hite në repertorin e tij me Dafina Zeqirin, Dj Geek dhe ish te dashurën Semi Jaupaj, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin 'Glamour Zone', ku përballë moderatores Ester Bylyku, foli për prishjen e marrëdhënies me Dafin dhe fshirjen e këngës me Semin.
Pasi hodhi posht akuzat e Semit dhe sqaroi se bashkëpunimin e tyre e ka fshirë Dafina dhe jo ai, Roni dha disa detaje më tepër mbi marrëdhënien me këngëtaren Jaupaj.
Ndonëse eshtë treguar shumë i rezervuar për jetën private dhe nuk ka dashur të flas për lidhjet e dashurisë, Roni është vënë në siklet nga moderatorja ester Bylyku, në rubrikën 'Pyetje Hot'.
Ester Bylyku: Ajo mes teje dhe Semit ka qenë dashuri apo thjesht një lidhje ose njohje?
Ron Zaiti: Nuk dua të jap detaje, në media është interpretuar ashtu si është interpretuar, po e lëmë ashtu. Nuk po ndërroj asgjë.
Ester Bylyku: Në media nuk është interpretuar asgjë. Thjesht ka dal një foto e jotja me Semin duke u puthur gjatë një festivali.
Ron Zaiti: Po, vetëm kaq ka ndodhur, siç është thënë në media (qesh)
