Ron Zaiti zbulon si u prish marrëdhënia me Dafina Zeqirin dhe Dj Geek: Më fshiu të gjitha këngët nga YouTube
Mbrëmjen e së premtes, ka qenë i ftuar në emisionin 'Glamour Zone', reperi i mirënjohur Ron Zaiti.
Ai njihet për 2 bashkëpunime të suksesshme me dy nga këngëtaret më në zë të momentit, 'Murder On The Dancefloor' me Dafina Zeqirin dhe 'All Your Lovin' me ish të dashurën Semi Jaupaj.
Në intervistën përballë moderatores Ester Bylyku, Roni zbulon si u prish marrëdhënia me Dafina Zeqirin, e cila menjëherë vendosi të fshijë hitet e tij nga YouTube, përfshirë dhe duetin me Semin
Ester Bylyku: Para një muaji e gjysmë të gjithë kanë folur për këtë. Roni pse e fshive këngën me Semin nga Youtube?
Ron Zaiti: Se kam fshirë unë këngën, ajo është interpretuar keq prej Semit. Unë kam qenë pjesë e labelit të “Moneyz Music” që nuk jam më pjesë e tij.
Tani jam vetë. Shkak i heqjes së të gjitha këngëve nga të gjitha rrjetet sociale ka qenë shtëpia muzikore për shkak se nuk jam më i kontraktuar prej tyre, nuk marr më pjesë në shtëpinë muzikore.
Arsyen se di. Por vendimi ka qenë i drejtueses së shtëpisë muzikore, Dafina Zeqirit,e cila ka vendos me i heq të gjitha këngët prej Youtube dhe ashtu ka ndodh. Nuk janë hequr nga unë se nuk kam pasur akses. Ka qenë pronë shtëpisë muzikore.
I pyetur në vijim nga moderatorja për marrëdhënien me të dashurin e Dafinës, Dj Geek, me të cilin kanë edhe një bashkëpunim, Roni tha se djemtë ruajnë marrëdhënie të shkëlqyera së bashku dhe ai ka respekt për Geek.
