Puthja në buzë mes këngëtarëve, 37 mijë qytetarë italianë i çojnë në Prokurori për veprime të turpshme

Një akt ankesë është prezantuar gjatë ditës së sotme në Prokurorinë e qytetit të Sanremos ku pak ditë më parë u mbajt Festivali i Muzikës Italiane, Sanremo 2023.

Akt ankesa është hartuar nga avokati i shoqatës Onlus "Pro Jeta e Famijla" pas një peticioni të firmosur nga 37 mijë qytetarë që shprehen të indinjuar nga sjella në skenë e këngëtarëve Rosa Chemical e Fedez.

Sipas dokumentit të akt ankesës, Onlus konsideron "një veprim të turpshëm, kryer në një vend publik, sjelljen e këngëtarëve Rosa Chemmical e Fedez gjatë natës së fundit të Sanremos, më 11 shkurt 2023. Sjellje që imitoi një akt seksual me orgazëm në trasmetim të drejtpërdrejtë televiziv."

Për shoqatën "Pro Jeta e Famijla" "kjo sjellje është e një graviteti të paparë që ka shkaktuar turp, indinjatë e shqetësim për vulgaritetin e saj."

Kjo ankesë sipas avokatit Luca Ghelfi bazohet nën nenin 529 e 527 të kodit penal për akte të turpshme e me objekte të turpshme në vende publike.

Po pak ditë më parë një tjetër këngëtar i ftuar në Sanremo e fitues i një viti më parë, Blanco është paditur nga Prokuroria e Imperias me akuzën e shkatërrimit të skenës së Teatrit Ariston.

Ky këngëtar gjatë performancës së tij pati një problem me audion e ndërsa ndaloi këngën shrpehu zemërimin e tij duke shkatërruar lulet në skenë.