Vëllezërit korçarë: Shyqyr që kemi Amerikën, na sjell pagesa më të mira
Vëllezërit korçarë tashmë njihen kudo, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Endri dhe Stefi prej vitesh kanë kënaqur publikun me këngët e tyre teksa nuk kanë munguar as koncertet në Europë e Amerikë.
Për këtë të fundit, të ftuar në Why Not në RTV Ora, ata u shprehën se janë mirënjohës që i duan shqiptarët që janë atje pasi në Amerikë ka një standard tjetër që përkthehet dhe në një pagesë më të mirë.
Stefi: Shyqyr që kemi Amerikën sepse Amerika ka standardin më të lartë. Duke pasur ata standard, na japin dhe ne njëfarë standardi në shpërblimin që marrim. Kështu që i falenderojmë të gjithë shqiptarët që jetojnë në Amerikë.
Kemi 15 vjet që shkojmë atje për koncerte.
Endri: Neve na duan më shumë sa herë që shkojmë.
Stefi: Ky vit ishte viti më i suksesshëm që kemi shkuar në Amerikë, sepse ishin që të gjitha të rezervuara.
