Biden viziton të martën Poloninë, në prag të 1 vjetorit të luftës në Ukrainë
Presidenti amerikan Joe Biden do të vizitojë të martën Poloninë, në prag të 1 vjetorit të luftës në Ukrainë.
Në deklaratat e para thuhet se në qëndrimin e tij do të përsërisë angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur Ukrainën për sa kohë që do të nevojitet.
Më pas, të mërkurën, parashikohen takime me udhëheqësit e nëntë vendeve të grupit të Bukureshtit, njohur ndryshe si B9-ta.
Shtëpia e Bardhë thotë se nuk ka plane që zoti Biden të vizitojë Ukrainën, apo që gjatë këtij udhëtimi të takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Në rreth 360 ditë luftime Ukraina është furnizuar me armatime të teknologjisë së lartë perëndimore ndërsa sanksione janë vendosur ndaj Rusisë për të dobësuar dhe ekonominë e agresorit.
Edhe numri I viktimave në betejë është I lartë. SHBA-ja ka vlerësuar se rreth 200 000 rusë janë vrarë ose plagosur deri më tani në luftën kundër Ukrainës, tha sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
“Kostoja e luftës pothuajse njëvjeçare ka qenë edhe më e madhe për Rusinë. Më shumë se një milion rusë janë larguar nga vendi i tyre sepse nuk duan të jenë pjesë e kësaj lufte dhe drejtimit që po merr vendi.”
Ndërkaq Kievi ka bërë të ditur se prej ushtarëve të vrarë 10 mijë kanë qenë mercenarë të grupit Ëagner ku pjesa më e madhe kanë qenë të dënuar për krime të ndryshme.
