"Më janë mbushur sytë me lot" Historia e të verbrit që ngjiti Jezercën
Ka histori që të japin forcë.
Një ndër to është dhe ajo e Luan Qosjes,djali i verbër por me besimin dhe pasionin e madh për t'ja dalë mbanë në gjërat që pëlqen.
Ai është djali i cili ka arritur të ngjesë Jezercën.
Në emisionin "Jeto me Orën" në RTV Ora tregoi rreth pasioni të tij dhe se si ia arriti që të ngjitte Jezercën.
Luan Qosja: Lidhet me disa apekte dhe me natyrën time kurjoze. Kujtoj kodrat e para që kam vizituar në moshë të hershme. Ishte nja pasion i fshehur derisa njoha Federatën Shqiptare te Alpinizmit. Mali i parë ka qenë në rrethet e Elbasanit. Ishte një lartësi e konsiderueshme për dikë që nuk kishte provuar një gjë të tillë. Ndjesia që të jep mali është çdo herë e ndryshme dhe pse mudn ta ngjesësh shumë herë. Të përmirëson gjendjen mendore, mali është sita që të mban vetëm gjërat që të duhen. Rrallë ndodh të ketë kthime, është një organizim shumë i mirë.
Artur Guni, president i Federates Shqiptare së Alpinizmit tregoi se ngjitja që e ka emocionuar më shumë është kur ka ngjitur Jezercën me luanin dhe një grup të dedikuar për ta ndihmuar atë.
Artur Guni: Ka gati 25 vite ngjitje. Ngjitja që më ka emocionuar më shumë është kur me Luanin dhe një grup të dedikuar për të ndihmuar Luanin, kam ngjitur Jezercën. Ishte kurora e alpeve, është sfidë për alpinistët e zakonshëm dhe ata me përvojë. Më janë mbushur sytë me lotë fshehurazi. Më janë mbushur sytë me lot nga emocionet.
Luani thotë se e kujton shpesh atë moment.
Luan Qosja: Ishte një kurorzim i një rrugëtimi që unë e kisha nisur prej 10 vitesh. Ka pasur njerëz që nuk e besonin që jam ngjitur. Ishte e lodhshme, 14 orë, ishte me shkëmbinj që duhet ti kaloja. Përjetimin e udhëtimit e kam ndjerë çdo hap. E kujtoj shpesh, ishte një arritje e imja por dhe me mbështetje.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
