Një person i armatosur qëlloi dhe vrau gjashtë persona në një komunitet të Mississippit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2023, 22:12
Një person i armatosur hapi zjarr dhe vrau gjashtë persona në komunitetin Arkabutla të Mississippit, raportuan mediat lokale.
Sipas NBC5, duke cituar Sherifin e Qarkut Tate, Brad Lance, një i dyshuar është arrestuar.
Mediat amerikane raportojnë se një burrë u qëllua dhe u vra brenda një dyqani në Arkabutla, ndërsa një grua u sulmua brenda shtëpisë së saj.
Burri i saj u plagos, por nuk dihet nëse sulmuesi e qëlloi atë.
Oficerët e policisë që kanë shkuar në vendngjarje kanë gjetur edhe katër trupa të tjerë, dy brenda një shtëpie dhe dy jashtë saj.
Deputetët e sherifit gjetën një automjet në të njëjtën rrugë me shtëpitë dhe arrestuan një të dyshuar, i cili nuk bëri rezistencë.
Motivi i sulmuesit mbetet i paqartë për momentin.

