Shën Valentini, Luizi premton: Do bëj diçka për Kiarën që do të mbetet në histori

Këngëtari Luiz Ejlli duket se ka nisur përgatitjet për të surprizuar partneren e tij, Kiarën në ditën e të dashuruarve.

Shën Valentini është me 14 shkurti bie pikërisht në prime-n e të martës në “Big Brother VIP”.

Luizi: Ajo që do bëj për Shën Valentin do mbetet në histori si diçka që nuk e kanë bërë kurrë në asnjë Big Brother. Do të ngelet për shumë gjatë.

Kiara: Ka një surprizë për mua.

Maestro: Shpresoj që të jetë diçka që Kiara të kënaqet.

Tea hodhi dyshimet se Luizi do i propozojë Kiarës për martesë, megjithatë ai e hodhi poshtë këtë aludim.

Luizi tha se do e bëjë Kiarën të ndihet heroinë.

Kujtojmë se pas deklaratës së mbrëmshme ku u shpreh se në “Big Brother Vip” kishte njohur dashurinë e jetës, Kiara Tito e ka “bombarduar” Luizin me fjalë të ëmbla.

Teksa ndodheshin të ulur pranë njëri-tjetrit, ka qenë moderatorja ajo që ka folur dhe këngëtari ai që si në ëndërr ka dëgjuar fjalët që prej kohësh priste të dëgjonte.

“Nuk është normale. Aq më shumë që kalon koha, aq më mirë ndjehem me ty. Mund të vijë një ditë që thua u mërzita, u mërzita duke ndenjur me një njeri gjatë. Nxehesh, zihesh, por është komplet e kundërta. Sa më shumë rri, aq më shumë më shtohet dashuria,”-tha Kiara.