A është dashuruar këngetarja? Ja çfarë tregon Diona Fona
Kantautorja dhe një këngëtarja Diona Fona ishte në emisionin "Why Not" në RTV Ora.
Ajo foli për këngët e saj por nuk ju shpëtoi as pyetjeve pikante.
A je e dashuruar apo jo?
Diona Fona: Tani momentalisht jo, një herë jam e dashuruar në muzikë.
Kjo është përgjigja standarte po përgjigja e sinqertë?
Diona Fona: E sinqertë është, shumë e dua muzikën. Kam një lidhje të gjatë.
Çfarë mendimi ke për dashurinë këto kohë?
Diona Fona: Ka humbur pak sensi i dashurisë mendoj. Meshkujt nuk mundohen aq shumë sa janë munduar përpara për të fituar zemrën e një femre. Tani ka më shumë fjalë se vepra.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
