“S’më ke thënë më rrufsh leshtë” Plas debati mes Oltës dhe Luizit: Kur të ikë Kiara do të ndryshosh
Këngëtari Luiz Ejlli ka debatuar me aktoren Olta Gixhari brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania.
Olta i është drejtuar Luizit duke i thënë se ai do të sillet ndryshe kur të ikë Kiara, pasi ajo e qetëson atë.
Ndërsa Luizi i është përgjigjur se vërtetë ajo e qetëson dhe kjo vjen për shkak se ai është gati të bëjë gjithçka për moderatoren.
Olta: Kur të ikë Kiara, do e shohim si do sillesh. Është e vërtetë që ai ka ndryshuar prej teje dhe kur të ikësh ti do të ndryshojë sërish. Duket që ti e qetëson.
Luizi: Pse më qetëson? Sepse e dua. Unë jam gati që për këtë të bëjë gjithçka.
Olta: Dhe kur të ikë ajo do të shkosh aty ku ke qenë.
Luizi: Atë do ta shohim ne. për të, emocionalisht ky Luizi që jam...
Olta: Ti mua më ke ofenduar, por nuk më ke folur ashtu sikurse i fole Deamishel. Unë kam konflikt të fshehtë me ty.
Luizi: Ti nuk më ke thënë ndonjëherë më rrufsh leshtë sikurse më ka thënë kjo që është kalama.
