Tërmeti në Turqi e Siri, Linda Kalemi: Fatkeqësi njerëzore, jo natyrore

Linda Kalemi balerina shqiptare e cila prej vitesh jeton në Turqi në një intervistë për Ora News me gazetaren Siklajda Shorja ka folur lidhur me tërmetin shkatërrimtar të 6 shkurtit.

Sipas Kalemit  tha se "e quaj këtë fatkeqësi njerëzore dhe jo natyrore" pasi sipas saj "nga tërmeti i 1999 duhet të nxirrnim më tepër mësimi".

Linda Kalemi: Shifrat janë në rritje. Mobilizimi për ndihmë humanitare është i madh. Nga tërmeti i 1999 duhet të nxirrnim më tepër mësimi. Janë shumë ndërtime të pakontrolluara. Fakti që disa ndërtesa qëndrojnë e disa të tjera jo do të thotë që ata që qëndrojnë janë bërë me parametrat e duhur. Unë e quaj këtë fatkeqësi njerëzore dhe jo natyrore. Si mundet të hahet sasia e betonit apo hekurit kur dihet që Turqia është një zonë sizmiologjike. Turqia ka dhe hartën sipas zonave që preken nga tërmeti.

Çfarë është ndërmarrë nga ana e qeverisë këto ditë?

Linda Kalemi: Dje u dha 7 ditë zie, 3 muaj është situatë e jashtëzakonshme. Shkollat për momentin nuk do të funksionojnë. Autoritetet shtetërore kanë krijuar mundësi për ndihmë me çadra me batanije me ushqime. Ata persona që duan të ndihmojnë ditët e punës që kanë humbur do të quhen pushim zyrtar. Është një organizim  i mirë pasi janë mësuar me tërmetet.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.