Zelensky do të vizitojë edhe Mbretin Charles III në Bckingham Palace

Pasi takoi kryeministrin britanik Rishi Sunak, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të vizitojë Mbretin Charles III, në Bckingham Palace.

Mbreti do të mbajë një prononcim për mediat me Zelenksyn, pasditen e sotme në pallatin mbretëror.

Me Sunak-un, presidenti ukrainas foli për ofensivën ruse, trajnimin e trupave nga britanikët dhe sanksionimin e oligarkëve rus, kryesisht atyre të përfshirë në luftë në mënyrë indirekte ose jo.

Kjo është vizita e parë e Zelenskyt në Britani që prej fillimit të luftës nga Rusia.