Njihuni me Panchon, macen më të trishtuar në botë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2023, 08:46
Një mace melankolike është cilësuar si macja më e trishtuar nga fansat e tij adhurues.
Pancho, 13 vjeç, është nga Maizuru, Japoni, dhe me sytë e tij të varur dhe shprehjen e mërzitur ai ka rrëmbyer zemrat e shumë njerëzve.
Pronarja Akira Maizuru tha se pavarësisht pamjes së tij, ai në fakt është një mace shumë e lumtur.
“Të gjithë e duan Pançon dhe Panço i do të gjithë në këmbim. Ai shkon shumë mirë me të gjithë. Ai është shumë i llastuar.
Nëse flas me të ndërsa ai është duke fjetur gjatë ditës dhe bëj një foto, mund të bëj lehtësisht një foto të mirë. Por Panço mund të duket i mundimshëm ndonjëherë," tha ajo.
Akira e mori Pançon nën kujdesin e saj 13 vjet më parë kur e gjeti të braktisur.