Incident në “Sanremo 2023”, këngëtari Blanco shkatërron skenografinë pasi nuk dëgjoi në kufje

Nata e parë Festivalit italian të muzikës shënoi një incident që ka shkaktuar jo pak polemika. Fituesi i vitit të kaluar të “Sanremos” shkatërroi skenografinë I mërzitur sepse nuk dëgjonte në kufje.

Nata e parë e Festivalit italian të muzikës “Sanremo 2023” ka shënuar një incident që është komentuar si skandal nga mediat italiane. Interpretimi i këngëtarit Blanco me “L'isola delle rose” nuk shkoi siç pritej. 

I mërzitur nga problemet teknike që nuk e lejonin të dëgjonte zërin e tij me kufje, Blanco shkatërroi skenografinë, fillimisht duke shkelmuar lulet në skenë dhe më pas duke i hedhur dhe thyer ato.

Ngjarja u prit me shumë polemika në rrjetet sociale. Shumë pyetën veten nëse gjithçka ishte përgatitur, duke qenë se në videon e këngës së tij “L'isola delle rose”, duket se ai shkatërron lulet. Por në të vërtetë video përfundon me shtrirjen e tij mbi një grumbull trëndafilash, me trupin e gërvishtur dhe të shpuar nga gjemba.

Ngjarjen e paplanifikuar e komentoi edhe Drejtori dhe moderator i Festivalit. Në fakt, siç tha Amadeus, performanca e tij duhej të përfundonte saktësisht në të njëjtën mënyrë: Blanco i shtrirë mes luleve në skenën “Ariston”.

“Në realitet, ai duhej të rrotullohej nëpër lule gjatë këngës. Kur e pashë që filloi të thyente dhe shkatërronte skenën nuk e kuptoja pse e bëri këtë. E pranoj që audio nuk ishte perfekte. Megjithatë menjëherë pas kësaj dola në skenë, por në atë moment nuk e kuptova se çfarë po ndodhte në të vërtetë, as më reagimin e Blanco-s”.

Këngëtari ka interpretuar edhe më parë me Mahmood këngën "Chills" me të cilën fituan edicionin e vitit të kaluar.