"Slot machine"/ 21 të arrestuar në Itali për trafik e kultivim droge, mes tyre dy shqiptarë (Pamjet)

21 persona, 2 prej të cilëve shqiptarë, 1 kolumbian e 18 italianë të akuzuar për trafik droge, aktivitet mafioz, armëmbajtje, atioriciklim, mashtrim financiar, janë vënë në pranga mëngjesin e sotëm në një megaoperacion të Antimafias, Financës, Antikrimit italiane me urdhër të Prokurorisë së Katanias.

Operacioni i koduar "Slot machine" i autoriteteve italiane të Financës e antikrimit në Katania, Palermo, Trapani e Siracusa, ka shkatërruar një organizim kriminal të tipit mafioz që merrej me tregtimin me shumicë të lëndëve narkotike të tipit kokainë, marijuanë e hashash, duke kontrolluar tregjet e shitjes së saj në territorin sicilian.

Operacioni ka cuar në kapjen e 435 kg drogë, të 11 mijë bimëve kanabis si dhe armë e municione.

Organizimi kriminal drejtohej nga 4 vëllezër të lidhur me klanin mafioz të Cosa Nostra të familjes Cappello-Bonacorsi, dhe i organizuar në dy grupime me kapo e bashkëpunëtorë shqiptarë.

Ky organizim mafioz e narkotrafikant furnizohej me drogë nga dy kanale me bazë magazinimi; i pari në Firenze në komunën Figline Valdarino e drejtuar nga një shtetas italian e një shtetas shqiptar, e grupimi i dytë me bazë në Katania i drejtuar nga dy italianë.

Hetimet e Antimafias së Katanias zbardhën një degë të dytë të këtij aktivitetit kriminal me bazë në Katania e drejtuar nga shqiptarë e italianë e që merreshin me kultivimin e bimëve kanabis. Operacioni coi në sekuestrimin e një plantancioni me 1500 metra katrorë siëprfaqe ku u kapën 11 mijë bimë kanabis.

Lënda narkotike transportohej me automjete të modifikuara, automjete të rënda ditp TIR e dhe përmes firgoriferëve insutrialë që fshihnin lëndën narkotike nga kontrollet rrugore e doganore.

Gjatë operacionit i cili ka nisur hetimet në gusht të vitit 2018 pas operacionit "Vallette" që coi na shkatërrimin e një trafiku ndërkobmëtar droge mes Sicilisë, Kalabrisë, Maltës, u sekeustruarn 400 kg marijuanë, 34 kg kokainë, 1 kg hasash e 11 mijë bimë kanabis.

Me urdhër të Prokurorisë së Katanias të 21 të arrestuarve u janë sekuestruar 11 sipërmarrje si bar, lokale, alla lojëra fatesh, autosallone, supermerkate, 7 magazina, 6 terrene, 50 llogari bankare e me vlerë totale rreth 4 milionë euro.

Dokumenta bashkëngjitur