"Jo presione për asosacionin!" Albin Kurti kërkon që vendet perëndimore të mos bëjnë trysni
Pas një jave me thirrje të vazhdueshme për pranimin e asosacionit të komunave serbe, Albin Kurti i ka bërë thirrje vendeve perendimore që të mos bëjnë presion ndaj qeverisë së prishtinës. Sipas tij, BE dhe SHBA duhet të ushtrojnë trysni ndaj Serbisë që të heqë dorë nga politikat hegjemoniste ndaj vendeve të rajonit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u bëri thirrje shteteve perëndimore të mos i bëjnë presion Prishtinës për të pranuar themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, çështje që po rrit tensionet midis Kosovës dhe Serbisë së fundmi.
Gjatë një interviste për Associated Press, kryeministri i Kosovës apeloi që në vend të kësaj Perëndimi duhet të përqendrohet që ta bëjë Serbinë më demokratike dhe të largojë, ato që ai i quajti ide hegjemoniste të Beogradit.
Kurti tha se Qeveria e beogradit duhet të pranojë pavarësinë e të gjitha ish-republikave jugosllave në mënyrë që “të përballet me të kaluarën”. Ai theksoi se Serbia duhet të anojë më shumë drejt Bashkimit Evropian dhe NATO, e jo drejt Rusisë.
Javët e fundit, të dërguarit nga Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja kanë vizituar Prishtinën dhe Beogradin për t’i inkurajuar palët të pranojnë një propozim të ri – të quajtur propozim evropian – që dy shtetet të normalizojnë raportet dhe të përshpejtojnë rrugëtimin e tyre drejt BE-së.
Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e BE-së, ka nisur më 2011, por vetëm disa prej 33 marrëveshjeve të arritura janë zbatuar deri më tani. Nga ana tjetër SHBA-të kanë rritur presionin ndaj Prishtinës që të zbatojë marrëveshjet e arritura për Asociacionin më 2013 dhe 2015.
Në qëndrimet e tij Kurti ka qenë kundër Asosiacionit, por javën e kaluar ai shpalosi disa kushte për të, përfshirë edhe që Asociacioni të jetë pjesë e një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve dhe të zbatohet pas njohjes reciproke.
Autoritetet në Kosovë kanë shprehur frikën për Asociacionin duke dhënë shembullin e Republikës Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë, duke aluduar se një asociacion mund të krijonte një mini-shtet në Kosovë, duke shtuar se Beogradi e ka përdorur çështjen e themelimit të Asociacionit si “armë kundër pavarësisë sonë”.
“Nëse ne prezantojmë në Ballkanin Perëndimor idenë e një asociacioni të komunave me bazë etnike, kjo do të jetë recetë për konflikte të reja”, deklaroi Kurti