Francë, dita e 3-të e grevave, mbi 200 demonstrata në të gjithë vendin kundër reformës së pensionit

Reforma e qeverisë Macron për rritjen e moshës së daljes në pensionit nga 62 në 64 vjeç vijon të kundërshtohet ashpër nga sindikatat. Me mijëra njerëz marshuan nëpër rrugët e sheshet e Francës këtë të martë, që shënon edhe ditën e tretë të protestave dhe grevave.

Mbi 1.2 milionë francezë, protestues dhe grevistë u dyndën nëpër rrugët dhe sheshet e Francës për të kundërshtuar me zë të lartë për të tretën ditë rritjen e moshës së daljes në pension.

“O tani o kurrë” dëgjohen turmat që thërrasin nëpër rrugët e bllokuara, teksa mësimi nëpër shkolla dhe universitete është pezulluar, po ashtu edhe 1 në pesë fluturime.

Kjo situatë kaotike coi përplasje të forta verbale në parlament për mosmiratimin e projektligjit, që synon rritjen moshës së daljes në pension nga 62 që është aktualisht, në 64.

Sipas kryeministres Elisabeth Borne kjo reforme me pesioniet është e nevojshme për të siguruar mbijetesën e sistemit dhe parashikohet të zbatohet në mënyrë progressive deri në vitin 2030

Mirpo kjo gjë nuk është pranuar nga sinidikatat, të cilat e cilësojne si një regresion social dhe reformë të padrejtë.

Në të gjithë vendin shtrihen më shumë se 200 demonstrata, teksa ende nuk ka një vendim përfundimtar nga qeveria e Macron.