Erdogan shpall gjendjen e emergjencës për 3 muaj në zonat e prekura nga tërmeti

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan ka përcjellë informacionin e fundit për tërmetin në qendrën e krizës.

Ndërsa Erdogan njoftoi se deri më tani kanë humbur jetën 3549 qytetarë tanë, 10 provinca në zonën e tërmetit janë shpallur zona fatkeqësish dhe në këto krahina do të zbatohet gjendja e jashtëzakonshme për 3 muaj.

Më shumë se 53 mijë trupa janë angazhuar në kërkim shpëtimin në Turqi dhe në Siri.

Ankaraja zyrtare ka vendosur ditë zie deri në datën 12, ndërsa edhe gjatë natës nuk është ndalur kërkimi nën gërmadhat e pallateve edhe pse moti nuk i ka favorizuar me temperature të ulëta e dëborë.

Ekipeve të shpëtimit në çdo orë i bashkohen vullnetarë dhe personel nga 70 shtete, që menjëherë vihen me garë me kohën.

Ndihmat me ushqime, mjekë, infermierë zjarrëfikës ashtu edhe çadra strehimi, medikamente e veshje vijojnë të mbërrijnë në Turqi.

Presidenti Erdogan në komunikimin me medie shton se janë hapur 52 mijë tenda dhe 102 mijë shtretër për të ndihmuar banorët.

Zhurmat e makinerive pushuan disa herë gjatë natës, teksa ndricimi me prozhektorë të mëdhenj thyheshin nga brohoritjet kur gjendej dikush i gjallë apo dhe trupa të pajetë.

Ekipet asistohen edhe nga qentë e kërkimit ku vetëm nga vendet e Evropës janë nisur 70 të tillë.

Katastrofës i shtohen edhe të pastrehët në të dy anët e kufirit ku jetojnë miliona banorë. Sipas OBSH në të dy anët e kufirit mund të vuajnë pasojat rreth 23 milionë banorë.

Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri shkon në më shumë se 5 mijë deri mëngjesin e së martës por rreth 20 mijë të tjerë janë lënduar. Madje parashikohet që tragjedia të shënojë edhë më shumë viktima edhe pse përpjekjet për të shpëtuar jetë nuk ndalin në asnjë moment.

Erdogan shpall gjendjen e emergjencës për 3 muaj në zonat e