Gazetari turk: Njerëzit po më dërgojnë mesazhe zanore dhe vendodhjen nga poshtë rrënojave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shkurt 2023, 12:33
Një gazetar turk në Stamboll ka treguar për situatën me të cilën po përballet vendi i tij.
"Njerëzit janë ende nën ndërtesat [të shembura], ata kanë nevojë për ndihmë," thotë Ibrahim Haskologlu.
Me origjinë nga Malatya - një zonë e prekur rëndë nga tërmetet e djeshme - ai thotë se po planifikon të shkojë në shtëpi sa më shpejt që të mundet për të ndihmuar aty ku duhet.
Ai i thotë BBC News Channel se njerëzit po i dërgojnë atij dhe gazetarëve të tjerë video, mesazhe zanore dhe vendndodhjet e tyre të drejtpërdrejta nga nën rrënoja.
"Ata po na tregojnë se ku janë dhe "ne nuk mund të bëjmë asgjë", thotë Haskologlu, duke shtuar se Turqia ka nevojë për të gjithë ndihmën ndërkombëtare që mund të marrë.


