“Krijimet e z.Dickens” Ekspozitës i shtohet një letër e djalit të autorit, pak pas vdekjes

Në përkujtim të veprës dhe punës së shkrimtarit të madh anglez Charles Dickens prej vitit të kaluar është çelur një ekspozitë e titulluar “Krijimet e z. Dickens”. Këtë vit, ekspozitës do t’i shtohet edhe një letër shkruar nga djali I autorit, pak kohë pas vdekjes së tij.

Një letër e dërguar nga djali i shkrimtarit Charles Dickens menjëherë pas vdekjes së autorit pritet të prezantohet për publikun së shpejti në ekspozitën “The Making of Mr Dickens”, ose “Krijimet e z. Dickens” e cila u çel zyrtarisht nga Mbretëresha Consort Camilla në shkurt 2022.

Letra, e datës 29 qershor 1870, u shkrua nga djali i madh i Dikensit, Charlie, ku ai shpreh falenderimet për shtëpinë botuese “Rochester” për ngushëllimet pas vdekjes së babait të tij. Letra i drejtohet sekretarit Francis M ËWebb. Si zarfi ashtu edhe letra kanë një shirit të zi për të shënuar vdekjen e autorit.

Stephen Downham, një adhurues i Dickens, e dhuroi letrën pasi donte t'i gjente një shtëpi të re përpara se të shkonte jashtë vendit. Harry Whinney dhe Ian Dickens, nipërit e stërnipërit e shkrimtarit, ia dorëzuan letrën Rochester-it.

Këshilltari Howard Doe, nënkryetari i Këshillit Medway, ka shprehur mirënjohjen e tij për donacionin

"Letra do të jetë një element i shkëlqyer për ekspozitën tonë që përkujton një nga shkrimtarët më të mirë të Anglisë."

Shkrimtari Charles Dickens kaloi një pjesë të fëmijërisë së tij në Chatham dhe vitet e tij të fundit afër Rochester. Vendndodhje të ndryshme të zonës dhe përreth Rochester janë paraqitur në shumë prej romaneve të tij.

Dickens konsiderohet një ndër klasikët më të mëdhenj të letërsisë botërore. Veprat e tij “Oliver Twist”,  “Historia e Krishtlindjeve”, “ David Copperfield”, “Historia e dy qyteteve”, “Shpresa të mëdha” vazhdojnë të kenë ndikim të madh ndër breza.