Valentina Ferragni me të brendshme: Mund të heq dorë nga gjithçka përveç brekëve
Valentina Ferragni pavarësisht urrejtësve, pavarësisht atyre që e gjykojnë vetëm si motrën e vogël të Chiara Ferragni-t rrobat e banjos i ka bërë stilin e saj.
Për shkak se i pëlqen të përcjellë mesazhe pozitive dhe gjithëpërfshirëse, ajo është zgjedhur nga Yamamay si dëshmi për koleksionin e Shën Valentinit.
Ajo është shprehur se nuk mund të bëjë pa brekë, pantallona të shkurtra dhe tanga, ndërsa për sytjenat tha se nuk i vesh çdo ditë.
“Nuk mund të bëja pa brekë. Pantallona të shkurtra, kullota apo tanga, varet... nga koha e muajit. I dua sytjenat por nuk e vesh çdo ditë, nuk kam nevojë për to”.
Si lindi ky bashkëpunim mes Valentina Ferragni dhe Yamamay?
“Një gjë që unë dhe kompania kemi të përbashkët është dëshira për të treguar një grua që është e vërtetë dhe reale në të gjitha aspektet. Jam krenare për veten, për trupin tim, për punën time, më pëlqen shumë të merrem me sport... por kam edhe të meta, limite. Unë jam normale.”
