Vdekja e dy nënave në maternitet, gratë e vajzat në protestë para "Koço Gliozheni"
Shoqëria civile organizoi një manifestim para maternitetit Koço Gliozheni kundër mungesës së shërbimit në maternitete. Sipas tyre kjo nismë erdhi si pasojë e humbjes së jetës të dy nënave në maternitete një në Tiranë dhe një në Elbasan.
Kjo manekinë e lidhur me një kordon parash sipas aktivistëve të shoqërisë civile tregon me cfarë përballet një grua shtatëzënë për të marrë shërbim të spitalet publike të vendit.
Pas dy rasteve tragjike të vdekjes së dy nënave në Tiranë e Elbasan, gra e vajza protestuan para maternitetit Koço Gliozheni në Kryeqytet.
U shprehën se qasja e grave në shëndetësi është e ulët, dhe se shërbimi që marrin nuk është i barabartë me ato që paguajnë.
"Shumë prej vajzave thuajse nuk kanë fare qasje në shërbimet shëndetësore. Vdekshmëria e nënave përfaqëson një nga problematikat e kujdesit të pabarabartë shëndetësor, për nënat që vijnë nga familjet me të ardhura të ulëta."
Ndryshimi i kodit penal për mjekët për aktivistët është i padrejtë.
Kërkuan shërbim të barabartë dhe të mos klasifikojnë pacientët në bazë të pagesës që ato bëjnë .
"Situata bëhet dhe më alarmante kur flasim për shoqëri të vjetra patriarkale siç është e jona, ku burrat kontrollojnë financat shtëpiake, shëndeti grave shpesh nuk konsiderohet prioritet. Vdekja e dy grave në një javë në maternitetet shqiptare tregon jo vetëm një kolaps të sistemit shëndetësor në kapacitet e shërbim, por dhe një kolaps vlerash të të drejtave të njeriut.
"Duan lekë ata qenër" është jo vetëm pretendimi i familjarëve të të ndjerave, por dhe situata ku gjendet shpesh ai që vjen nga komunitete të varfra kur përballet me dyert e spitaleve," tha nje prej tyre.
Vdekja e dy nënave në maternitete të ndryshme, per aktivistet ishte dëshmi e vëmendjes së munduar për shkak të pamundësisë ekonomike.