Konsullja e Përgjithshme në Turqi thirrje shqiptarëve të dëmtuar nga tërmeti të kontaktojnë për ndihmë

Blerta Kadzedej, Konsullja e Përgjithshme e Shqipërisë në Turqi, i bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë në Turqi të kontaktojnë me zyrat konsullore për çdo problem të krijuar nga tërmneti tragjik që tronditi Turqinë mëngjesin e kësaj të hëne.

Në një prononcim nga Turqia për “Ora News”, Kadzedej bëri dhe një panoramë të situatës dhe bilancit të rëndë të dëmeve të këtij tërmeti.