"Ngrin Shqipëria", -12 gradë në juglindje, qindra fshatra pa energji prej 3 ditësh

Vendi ynë është përfshirë nga temperatura të ulëta në të gjithë territorin. Në Juglindje temepraturat kanë shkuar deri në -12 gradë Celsius ndërsa qindra familje janë pa energji elektrike prej 3 ditësh. Ndërkohë situatë problematike është paraqitur edhe në zonat malore të Shkodrës.

Shqipëria është përfshirë nga moti i acartë. Këto pamje vijnë nga Pogradeci. Mëngjesin e së hënës gjithçka ishte e grirë.

Temperaturat atje shkojnë deri në -12 gradë Celsius.

Sipas informacioneve që vijnë nga juglindja në 12 fshatra në Korçë dhe Pogradec ka mungesë energjie elektrike, duke bërë që prej  3 ditësh 2455 familje të jenë pa drita.

Ndërkohë në aksin Bogë-Theth në veri të vendit punohet për largimin e borës që sjell era si dhe për kriposjen e rrugës. Ulja e temperaturava ka sjellë dhe ngrica ne rruget dhe trotuarit te qytetit të Vlorës.

Atje Vijon i pezulluar lundrimi për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit.

I pezulluar lundrimi është edhe për tragetin Vlorë- Brindisi ndërsa pritet përmirësim rreth mesditës në det.

Autoritetet kanë rekomanduar që të gjithë makinat që do të udhëtojnë për në zonat malore të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë.

"Ngrin Shqipëria", -12 gradë në juglindje, qindra