Moti në Shqipëri, nga veriu në jug dëborë e ngrica për të gjithë javën!

Dëborë e ngrica.

Kështu do të jetë thuajse e gjithë java e dytë e muajit shkurt.

I ftohti siberian pritet të përfshijë gjithë Shqipërinë nga veriu në jug.

Në Verilindje të vendit reshjet do të jenë në formën e dëborës, të cilat zbresin deri në lartësinë 400m mbi nivelin e detit.

Reshjet e dëborës të pasuara nga ulja e ndjeshme e temperaturave dhe ngricat mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugor.

Ndërkohë në Shkodër e Kukës priten reshje të dobëta shiu ndërsa në qarqet e tjerë reshjet do të jenë lokale të dobëta.

Sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave temperaturat do të shkojnë deri në -11 grade celsius në zonat malore.

Era pritet të fryjë mesatare, ndërsa në bregdet dhe në zonat malore deri e fortë.

Për shkak të borës e ngricave probleme të konsiderueshme pati të dielën në zonën e Shishtavecit në Kukës.

Temperaturat atje arrijnë në -10 gradë ndërsa rruga që lidh këtë zonë me doganën e Shishtavecit është bollkuar disa erë nga erërat e forta.

Megjithatë autoritetet njoftojnë se rruga është e hapur dhe qarkullimi kryhet pa probleme.

Për drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë aks rekomenadiohet përdorimi i gomave dimërore dhe pajisja me zinxhirë.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.