Sarandë, digjen dy automjete në mes të ditës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2023, 15:26

Makinat e djegur në Sarandë
Dy automjete janë djegur si pasojë e rënjes së një shkëndije elektrike në njërin nga mjetet.
"Rreth orës 13:50, në lagjen nr.3, Sarandë, dyshohet se aksidentalisht, si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në automjetin e parkuar, tip “Benz” në pronësi të shtetasit Pandeli Zisi , ku si pasojë e flakëve është djegur dhe një automjet tjetër, i parkuar, tip “Opel”, në pronësi të shtetasit Elmas Saliko ,ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale", njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
