Ortekët në Austri marrin jetë të tjera njerëzish
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2023, 15:46
Pesë persona kanë vdekur pasi u përfshinë nga ortekët pas reshjeve të mëdha të borës në zonën turistike të Austrisë perëndimore.
Këtë e ka bërë të ditur policia pasi dje janë raportuar tre viktima përkundër thirrjeve për kujdes në pistat e skijimit.
Kështu, numri i të vdekurve në vend shkon në 8. Incidentet ndodhën teksa resortet janë mbushur plot për pushimet shkollore të shkurtit në Vjenë, ku niveli i paralajmërimit të ortekëve është rritur në 4, në shkallën 5, pas disa ditësh bore të dendur dhe erë.
