Vdes Pervez Musharraf, ish-presidenti i Pakistanit, vuante nga një sëmundje e rëndë
Ish-presidenti i Pakistanit, gjenerali Pervez Musharraf, i cili mori pushtetin nga një grusht shteti ka ndërruar jetë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë prej vitesh, të cilës nuk i mbijetoi dot.
Ndërroi jetë në moshën 79-vjeçare ish presidenti i Paksitanit, Pervez Musharraf, që mori pushtetin në një grusht shtetit në vitin 1999.
Ai vuante nga amiloidoza, një sëmundje e rrallë që shkakton dëmtime të organeve.
Musharraf pavarësisht përplasjeve të brendshme, mbështeti luftën kundër terrorit, dhe jo pak herë iu mbijetoi tentativave për vrasje.
Gjenerali me katër yje, qëndroi në krye të Pakistanit për gati një decade. Por pavarësisht se erdhi në pushtet me grusht shteti, në vitin 2008 humbi zgjedhjet për tu larguar më tej nga vendi.
Ka qenë viti 2013-ën kur ai tentoi të rikthehej dhe të merrte pjesë në zgjedhje, por u arrestua dhe u akuzua për tradhti të lartë.
Pavarësisht se ndaj tij ishte dhënë dënimi me vdekje i marrë në mungesë, ekzekutimi iu anulua. Prej asaj kohë ish presidenti pakistanez u zhvendos në Dubai, ku edhe ndërroi jetë.
Trupi i ish-liderit do të kthehet nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Pakistan më kërkesë të familjes së tij. Ngushëllime shprehu ushtria e Pakistanit, presidenti e kryeministri pakistanez.
Musharaf vlerësohet për zhvillimin ekonomik që I dha vendit në kohën kur ishte president.
