Papa në Sudanin e Jugut: Ngrini zërin kundër padrejtësisë, mbroni gratë, pa to nuk ka të ardhme
Papa Francesku, gjatë takimit të tij me fetarët dhe priftërinjtë e Sudanit të Jugut, i ftoi ata të marrin anën e më të dobëtit.
"Për të ndërmjetësuar në emër të popullit tonë, edhe ne jemi të thirrur të ngremë zërin kundër padrejtësisë dhe abuzimit me pushtetin, të cilat shtypin njerëzit dhe përdorin dhunën për të menaxhuar biznesin në hijen e konfliktit. Nëse duam të jemi pastorë që ndërmjetësojnë” - nënvizoi ai.
“Ne nuk mund të qëndrojmë asnjanës përballë dhimbjes së shkaktuar nga padrejtësia dhe dhuna, sepse aty ku një grua apo një burrë lëndohet në të drejtat e tyre themelore, ofendohet Krishti”.
Ati i Shenjtë vizitoi personat e zhvendosur brenda në "Sallën e Lirisë" të Jubës dhe tha: "Ju lutem, ju lutemi të gjithë banorëve të këtyre trojeve: gratë mbrohen, respektohen, vlerësohen dhe nderohen. Ju lutemi: ruani, respektoni, vlerësoni dhe nderoni çdo grua, fëmijë, vajzë, të re, nënë, gjyshe. Pa këtë nuk do të ketë të ardhme”.
Ati i Shenjtë më pas shpjegoi: “Të mbështesim luftërat e njerëzve me lutje përpara Zotit, të tërheqim falje, të administrojmë pajtimin si kanale të mëshirës së Zotit që fal mëkatet: kjo është detyra jonë si ndërmjetës”.
