Bie sistemi në të gjitha pikat kufitare maqedonase, radhë mjetesh në Qafë-Thanë, Tushemisht dhe Gorricë
Nga Iris Rezhda Përditësimi i fundit 4 Shkurt 2023, 10:36
Bie sistemi në të gjitha pikat e kalimit kufitar të juglindjes me Maqedoninë e Veriut.
Prej orës 6 të mëngjesit të kësaj të shtune dhjetëra mjete kanë mbetur të bllokuara në doganën e Qafë-Thanës për shkak të një defekti në sistemin e përpunimit të të dhënave të palës maqedonase.
Fluksi më i lartë i mjeteve është në dalje nga territori ynë.
Pala maqedonase po punon manualisht prej mëngjesit, ccfarë ka krijuar vonesa dhe radhë në pikën kufitare.
E njëjtë është situata edhe në pikën e kalimit kufitar të Tushemishtit dhe Gorricës.
Autoritetet e Kufirit ende nuk kanë njoftim nga pala maqedonase se kur pritet të riparohet defekti në sistem.

