"Mund të ketë revolucion", Abilekaj për protestën e 11 shkurtit: Opozita e prekur në interesin jetik të saj
Enton Abilekaj drejtor i Dosja.al në një intervitë për RTV Ora me gazetaren Beti Njuma foli lidhur me protestën që do të zhvillohet më 11 shkurt nga opozita.
Çfarë pret nga protesta e opozitës me 11 shkurt?
Enton Abilekaj: Nuk kam ndonjë pritshmëri të them të drejtën, protestat janë të zakonshme.
Do të jetë një revolucion i pandërprerë thotë Berisha.
Enton Abilekaj: Unë uroj që të jetë një revolucion i pandërprerë, do ta shohim. Pavarësisht se është opozita ajo që drejton protestën në fakt opozita është e prekur drejtëpërdrejtë në interesin jetik të saj të ekzistencës. Kjo është protesta më e motivuar e opozitës, nuk i thua dot mos e bëj dhe mos e bëj një revolucion të pandërprerë. Nëse shqiptarët do ta kuptojnë meszhin se çfarë do të thotë të asgjesot opozita se çdo të thotë të asgjesohet pluralizmi dhe mund të ketë revolucion. Jam paksa skeptik për këto protesta pasi duhet të kemi parasysh dhe besueshmërinë e opozitës. Këtu kemi të bëjmë me një tentativë skandaloze për shdukjen e opozitës.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
