Paralajmërimi i Celibashit, Bardhi: Askush nuk mund të vërë në diskutim pjesëmarrjen e PD në zgjedhje

Kreu i KQZ, Ilirian Celibashi, deklaroi dy ditë më parë se nuk njeh as PD-ne e Alibeaj e as PD-në e Berishës, por vetëm atë që parashikon ligji. 

Përballë dy listave të dërguara për anëtarët e KZAZ dërguar nga grupi i Sali Berishës dhe Alibeajt, tha se vendimi do të merret sipas ligjit dhe pa ndikim nga kërcënimet.

Deputeti Gazment Bardhi i ftuar në Ora News, tha se qëndrimi i komisionerit ishte politik.

Bardhi: Qëndrimin e komisionerit nuk e kuptova. Bëri më shumë politikë sesa atë detyrë shtetërore që ka. PD është një aset kombëtar dhe pjesëmarrja e saj në zgjedhje nuk duhet të vihet në diskutim.Nuk ka rëndësi nëse logoja ka tre vija më shumë apo tre vija më pak. Secili prej nesh është në PD. Cilido të jetë kryetari, kryesia, organet do të duhet të marrë pjesë në zgjedhje. Është parim që askush nuk duhet të ketë shqetësim dhe pretendim.

Ndërsa dy palët në PD kanë nisur propozimin e kandidatëve për bashkitë në 14 maj, Bardhi gjykon se ka ende hapësira për të përzgjedhur me të mirat prej tyre dhe PD të shkojë si e tërë me një kandidat.

Bardhi: Për ne ishte shumë e rendësishme jo vetëm të identifikonim një kandidat që pëlqehej brenda radhëve të PD por dhe një kandidat që pëlqehej në shumicë dërmuese nga qytetarët e bashkive përkatëse. Për këtë arsye propozuamn një element korrigjues të primareve, sondazhet. E pamë si formulë që identifikonte një kandidat fitues të qytetarëve në secilën prej njësive vendore. Pjesa që drejton zoti Berisha ka përcaktuar një listë të kandidatëve në pjesën dërmuese të zonave, disa zona janë lënë të lira për partitë aleate. Edhe PD ka identifikuar kandidatë, disa janë shpallur. Mund të ketë një proces të përbashkët të vlerësimit të secilëve prej këtyre kandidatëve për të përcaktuar realisht se cili është kabndidati më i mirë.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.