Hysa: Opozita duhet të luftojë në Kuvend, nuk bëhen komisionet hetimore në rrugë

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Dafina Hysa, gazetare u shpreh se Sali Berisha tha se do të nisë protestat dhe do të jenë të pandalura.

Ajo tha se opozita duhet të jetë në kuvend, pasi ka precedentë me braktisen e kuvendit dhe të zgjedhjeve lokale, gjë e cila ishte e gabuar.

Hysa: Berisha tha se do të nisë protestat dhe do të jenë të pandalura. Nëse do të bojkotojnë parlamentin ata kërkuan një komision hetimor, por ku do ta bëjnë atë, në rrugë? Ndërkohë sigurisht që protesta është një mjet legjitim për të kundërshtuar qeverinë.

Por unë mendoj se beteja duhet të jetë në tempullin e ligjve dhe ne kemi precedent ku u lanë zgjedhjet lokale dhe u la fitorja në tavolinë, dhe një herë tjetër u dogjën mandatet, me qëndrime ekstreme që nuk kanë qenë pozitive.