Deklaratat e Ramës për takimin McGonigal, Vasili: Çfarë është ky? Ne s’kemi kryeministër, por një ordiner
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar sërish për çështjen “McGonigal” dhe përmendjen e kryeministrit Edi Rama në aktakuzë.
Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Vasili teksa ka publikuar një video ku Rama pohon se e ka takuar McGonigal pas një mesazhi të shkëmbyer.
Reagimi i plotë i Vasilit:
SKANDALI!
Edi Rama thotë hapur se Mc Gonigalin e ka takuar me një mesazh në telefon.(VIDEO).
Pas mesazhit, ndodh takimi.
Merr pjesë në takim Rama + Mc Gonigal + Neza + Duçka dhe ky është takimi i famshëm zyrtar ne zyrën e kryeministrit.
As Shërbimi Informativ Shtetëror dhe çdo shërbim inteligjent shqiptar, Ministria e Jashtme, Ambasada Amerikane në Tiranë, Ambasada e Shqipërisë në SHBA, apo edhe CIA amerikane nuk kanë nevojë të njoftohen, sipas Edi Ramës.
Me një mesazh takohen vetëm agjentet e rëndomtë ose mafiozët, por kurrë kryeministrat.
Çfarë është ky, kryeministër apo agjent, dhe nëse është i tillë për kë punon?
Drejtësia ka punë plot dhe të lehtë biles me Ramën.
Se ky është kaq i trashë saqë i pohon vetë fajet shumë të rënda të tij.
Përfundimisht s’kemi kryeministër, por një ordiner, që s’ka lidhje me shtetin!


