Berisha fton shqiptarët në Itali në takim me deputetët e PD dhe politikanët italianë
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka njoftuar se do të zhvillohet një takim me komunitetit shqiptar në Itali mes deputetëve të PD-së dhe eksponentë të politikës italiane.
Në postimin e tij në Facebook, Berisha ka ftuar demokratët t'i bashkohen takimit që do të zhvillohet të dielën, 5 shkurt ora 15:30 në prezencë të Dott.Simone Foglio, zv/Presidenti i Senatit, On. Maurizio Gasparri, On. Paolo Barelli, On. Alessandro Battilocchio dhe eurodeputetja On. Luisa Regimenti.
"Të dashur miq, shqiptarë të diasporës sonë në Itali, demokrate dhe demokratë.
Ju ftoj të merrni pjesë në takimin e komunitetit shqiptar, me pjesëmarrje të disa deputetëve të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe eksponentëve të politikës italiane:
Dott.Simone Foglio, zv/Presidenti i Senatit
On. Maurizio Gasparri, On. Paolo Barelli, On. Alessandro Battilocchio, eurodeputetja
On. Luisa Regimenti.
E diel, 5 shkurt ora 15:30
Ergife Palace Hotel & Conference Center", shprehet kryedemokrati Berisha në mesazhin e tij.

