Shehi: Rama është përgjigjur për avionët e drogës, nuk flet për McGonigal, duhet të kishte ikur

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, u shpreh se Rama duhet të përgjigjet, se ky kur ka dashur është përgjigjur edhe për avionët e drogës.

Ai tha se në çdo vend të botës duhet të kishte ikur gjysma e qeverisë me gjithë Ramën, por ne jemi një vend pa standard moral dhe politik.

Shehi: Rama duhet të përgjigjet, se ky kur ka dashur është përgjigjur edhe për të vërteta absolute; këtu ra aeroplani në mes të fushës dhe ky thoshte se ranë mushkonjat, për avioni ne drogës. Ne e kemi denoncuar sepse është detyra jonë e opozitës. Ministri i Brendshëm është në burg për këtë çështje, çfarë fakti do më shumë. Ministrat janë në burg për incineratorët.

Le ta gjykojnë shqiptarët nëse jemi rrenacakë, se ne merremi me faktin politik, se me të tjerat merren prokurorët dhe policët. Në çdo vend të botës duhet të kishte ikur gjysma e qeverisë me gjithë Ramën, por ne jemi një vend pa standard moral dhe politik.