Ndreca “mbron” Ramën: Nuk ka arsye të fillojë hetim për të, sepse nuk ka asnjë fakt

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Plarent Ndreca, jurist u shpreh se nuk duhet të fillojë asnjë hetim për Ramën lidhur me çështjen McGonigal.

Ai tha se Bardhi shumë mirë e ka bërë që e ka çuar në prokurori dhe tashmë të presin, se vetë e çojnë dhe vetë dalin në konkluzione.

Ndreca: Unë them se nuk duhet të fillojë hetim sepse nuk ka asnjë fakt, pasi do ta kishte bërë prokuroria amerikan për këtë gjë dhe nuk të fal prokuroria amerikane për gjëra të tilla. Shumë mirë që ka bërë një kallëzim opozita në SPAK për këtë çështje.

Unë nuk shoh asnjë indicie për të filluar një çështje penale ndaj Ramës në Shqipëri. Bardhi shumë mirë e ka bërë që e ka çuar në prokurori dhe tashmë të presin, se këta vetë e çojnë dhe vetë dalin në konkluzione.