“Metaversi”, apo bota virtuale në sytë e ekspertëve. A është bota e gatshme për të?

Shefi ekzekutiv i Facebook-ut Mark Zuckerberg njoftoi se kompania e tij do të riemërtohej duke u quajtur Meta, në një përpjekje për të përfshirë vizionin e saj për të ardhmen mbi realitetin virtual, atë që Zuckerberg e quajti “metavers”.

“Metavers” është një mjedis i realitetit virtual ku përdoruesit mund të ndërveprojnë me njëri-tjetrin në një hapësirë thjesht dixhitale.

Pikërisht kjo ishte pjesë e diskutimit në emisionin “Ditë e Re” në Rtv Ora ku ekspertët e Teknologjisë së Informacionit Edmond Licaj, Tomo Kallanxhi dhe Said Duleviç shprehën mendimet e tyre për pasojat pozitive dhe negative të kësaj nisme.

Debati botëror për “Metavers”-in

Skeptikët e shohin këtë lëvizje, si një përpjekje për të injoruar apo minimizuar paralajmërimet e brendshme për pasojat negative dhe shpesh të dëmshme në të gjithë botën, të mënyrës se si veprojnë algoritmet e kësaj platforme sociale.

"Facebook", sipas kundërshtarëve është platforma botërore e mediave sociale dhe ato po akuzohen për krijimin e diçkaje që është e dëmshme për njerëzit dhe shoqërinë.

Ndërsa vetë Zuckerberg e ka përshkruar atë si një “mjedis virtual”, ku njerëzit mund të futen brenda, në vend që ta shohësh vetëm nëpërmjet një ekrani.

Në thelb, mtavers është një botë e komuniteteve virtuale të pafundme, të ndërlidhura, ku njerëzit mund të takohen, punojnë dhe luajnë, duke përdorur kufje, syze apo pajisje të tjera që krijojnë një realitet virtual, ku pritet që “metaversi” të arrijë tek një miliard njerëz brenda dekadës së ardhshme.