Preken nga Unaza e Madhe, banorët e Laprakës kërkojnë dëmshpërblim të plotë

Qytetarët në zonën e Laprakës në Tiranë kanë dalë në protestë këtë të shtunë për të kundërshtuar vendimin për shembjen e banesave të tyre. Afati i fundit është data 1 shkurt kur është paralajmëruar shembja e tyre, hapja rrugë e projektit për Unazën e Madhe.

"I thuhet të lirojë banesën e tij deri me datë 1 shkurt, të mërkuën që vjen, pasi IKMT do të ndërhyjë për shembjen e banesës."

Pas kësaj kërkese, banorët në zonën e Laprakës kanë dalë në protestë për të kundërshtuar vendimin për shembjen e banesave, të cilat preken nga projekti i Unazës së Madhe.

"Dakord po e firmos, kur do ta marrë shtëpinë, sa do marr, ku do ta marr? Shteti nuk flet me nuk e di por me letra."

Megjithatë, ata thonë se nuk kanë asnjë informacion se ku do të shkojnë banorët që do t’u shemben banesat.

Thonë se nuk janë kundër zhvillimeve, por kërkojnë ose kompensim metër për metër, dëmshpërblim për pronën.

"Të bëhet kompensimi metër për metër ose paratë në dorë."

Avokati i disa prej banorëve të kësaj zone thotë se megjithëse ka ardhur urdhri për lirimin e banesave, ende nuk ka një projekt.

"Rezulton se në këtë zonë nuk ka asnjë lloj projekti të miratuar."

Sipas banorëve ato do të marrin bonusin e qirasë për tre vite, në të parin me vlerë 100% në vitin e parë, 60% në të dytin dhe 40 përqind vitin e tretë.