E rëndë, peshkaqeni i këput kokën zhytësit, tmerrohen dëshmitarët

Një zhytësi i është prerë koka nga një peshkaqen i bardhë në brigjet e Meksikës para syve të peshkatarëve.

Në sulmin e parë fatal të peshkaqenit të vitit 2023 që ndodhi më 5 janar, i pafati Manuel Lopez po zhytej për molusqe në plazhin San Jose në Gjirin Tobari në bregun perëndimor të Meksikës kur u sulmua nga peshkaqeni.

Peshkaqeni 5.7 metra i gjatë i preu kokën burrit fatkeq. Një peshkatar dëshmitar okular duke folur për Tracking Sharks tha: "Lopez ishte duke u zhytur kur kafsha e sulmoi, i preu kokën dhe e kafshoi në të dy supet".

Zhytësi ishte zhytur në një thellësi prej rreth 18 metrash për të mbledhur molusqe kur u sulmua nga peshkaqeni.

Peshkatari deklaroi se disa peshkaqenë ishin parë në ujëra në ditët para sulmit.

 

"Polumbarët lokalë ishin paralajmëruar për praninë e peshkaqenëve në zonë dhe shumica nuk kishin dalë jashtë për disa ditë," tha ai.

Por mungesa e ushqimeve të detit e çoi Lopezin në vendimin për t'u zhytur.