Gruri, si mision i pamundur/ Shteti shpërfill fermerët, në Sheqeras ankohen se s’ka as treg, as subvencione

Pjesa më e madhe e fermerëve të fshatit Sheqeras vuajnë mungesën e vëmendjes së shtetit ndaj aktivitetit të tyre. Ashtu si kulturat e tjera, edhe tregu i shitjes së grurit mungon duke u sjellë atyre vështirësi.

Kultivimi i grurit dhe misrit në fshatin Sheqeras duket se nuk po ecën në ritmet e duhura.

Për fermerët shkak është mungesa e tregut. Tregojnë se nuk kanë marrë mjaftueshëm subvencione nga shteti.

“Asnjë gjë nuk kemi marrë nga shteti, ndaj ne vijojëm t’i lutemi që të na ndihmojë.

Gjërat kanë ccik më ndryshe, pasi tani një gjë është më ndryshe se i kanë bërë monopol. Ku mbetet gjë për ne fermerët pastaj. S’ka asnjë rregull fare shteti”, thonë fermerët.

Po ashtu edhe për naftën ka shumë mungesa dhe kosto shtesë që nuk ja dalin të përballojnë si fermerë.

“Kanë bërë aplikime por prapë s’kanë marrë asgjë nga shteti”, thotë një tjetër fermer.

Pjesa më e madhe e fermerëve të fshatit Sheqeras kërkojnë zgjidhjen e kësaj situate pasi sipas tyre shteti duket se nuk është fokusuar mjaftueshëm ndaj aktivitetit të tyre.