Pa rrugë dhe pa ujë/ Armeni i harruar nga pushteti, banorët: Të rinjtë po largohen, politika kujtohet për votime

Në Njësinë Administrative Armen, të Bashkisë Selenicë qytetarët po largohen çdo ditë e më shumë. Shkak janë një sërë problematikash, duke filluar nga rrugët e degraduara apo dhe mungesa e ujit të pijshëm. Ato pak banorë që kanë mbetur aty, kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë sa më parë.

Shkak për këtë situatë është rruga në gjendje të amortizuar.

“Ujë, rrugë dhe korrenti, këto janë problematikat.

Fshati gjithmonë i ka pasur hallet në kurriz”, thonë banorët

Uji është një tjetër problem.

“Vjen një orë në mëngjes, një orë në darkë”, thotë banorja.

Zgjidhje kanë parë puset

“Shumica këtu kanë bërë puset e tyre”, thekson ajo.

Për këtë arsye shumë kanë vendosur të largohen.

“Rinia e Armenit largohet, pasi me këtë gjendje detyrimisht që do largohen

Largohen sepse të rinjtë e shikojnë jetën çik më ndryshe se ne.

Kanë ikur njerëzit të gjithë”, theksojnë banorët.

Për banorët e zonës puna e Bashkisë Selenicë në 4 vitet e fundit, lë për të dëshiruar.

“Asgjë nuk është bërë. Kur vijnë votimet dhe ikin dhe asgjë nuk bëhet”, shprehet e zhgënjyer banorja.

Njësia administrative Armen, i përket bashkisë së Selenicës. Fshati ndodhet 22 km larg vlorës dhe rreth 5 km larg qendrës së Selenicës dhe bashkisë së këtij qyteti por dhe pse kaq afër është lënë në harresë nga pusheti.