Bllokuan foltoren dhe prishën rendin, PS kërkon përjashtimin e 5 deputetëve të PD-së për 10 ditë
Mazhoranca ka dënuar me 10 ditë përjashtimi nga kuvendi 5 deputetët e PD mes tyre dhe Sali Berishën. Vendimi erdhi pas debateve ku u kërkua debat me kryeministrin Edi Rama për marrëdhënien e tij me ish-zyrtarin e lartë të FBI McGonigal tashmë të arrestuar. Në dokument veprimet e opozitës u konsideruan zaptim i foltores.
Me argumentin se 5 deputetë të opozitës, përfshirë edhe Sali Berishën, zaptuan foltoren e Kuvendit në 26 janar mazhoranca ka vendosur ti përjashtojë për 10 ditë nga komisionet parlamentare dhe seanca.
Pas këtyre pamjeve sekretariati për procedurat dhe etikën shprehet se kjo është shkelje e etikës, ndaj dhe Sali Berisha,Edi Paloka, Flamur Noka, Edmond Spaho dhe Belind Këlliçi , me shumicë votash u shpreh pro kërkesës së socialistëve.
Ky qëndrim u konsiderua i padrejtë dhe tentativë për të penguar të drejtën e fjalës së opozitës prej anëtarëve të PD në këtë sekretariat.
"Me kartonat dhe votat që kanë sot nuk mund ti mbyllin zërin opozitës. Që sot, është palaço parlament, palaço kryeministër dhe palaço qeveri" tha Korreshi.
Debati i së enjtes u shkaktua pas refuzimit të kërkesës për të zhvilluar debat me kryeministrin Rama mbi lidhjet e tij me ish-zyrtarin e lartë të FBI Mc Gonigal, tashmë i arresuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
