Ngeli pa punë pasi e pushuan se bëri seks me kolegët, polices i ofrojnë 10 mijë $ në klub striptizmi
Një klub striptizmi në Nashville i ka ofruar ish-oficeres Maegan Hall-it nga policia e Tenesit 10,000 dollarë për të bërë dy shfaqje pasi ajo u pushua nga puna për seks me disa kolegë.
Hall, 26 vjeçe, u pushua nga Departamenti i Policisë La Vergne, pranë Nashville, pasi një hetim zbuloi se ajo kishte kryer marrëdhënie seksuale me 5 oficerë në komisariat, hotele dhe në festa të çmendura.
Meqënëse ngeli e papunë, Deja Vu Showgirls në Nashville i ofroi ish-oficeres 10,000 dollarë për të bërë dy shfaqje në mes të marsit.
“Ne e duam atë në Deja Vu Nashville më 17 mars. Dy shfaqje. 5000 dollarë për shfaqje”, tha drejtori i klubit.
“Ajo nuk është më punonjëse e Departamentit të Policisë La Vergne. Ajo tani mund të zgjedhë atë që është më e mira për të financiarisht.'
Është e paqartë nëse Hall ka në plan të filloi 'punën' e re, por ajo i tha DailyMail javën e kaluar se "thjesht do të vazhdojë dhe do të jetojë jetën time" pas skandalit.



