Demalia: Në Shqipëri, problem futja e parave kriminale dhe shteteve që kanë interesa kundër shqiptarëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Janar 2023, 22:27
Publicisti, Ilir Demalia, duke komentuar arrestimin e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së dhe lidhjet me Shqipërinë, thotë se problem në vendin tonë prej 30 vitesh mbetet futja e parave kriminale dhe të shteteve që kanë interesa kundër Shqipërisë.
Ilir Demalia: Në Shqipëri prej 30 vitesh futet para kriminale, para e shteteve që kanë interesa kundër interesave shqiptare si Rusia dhe Serbia por edhe Greqia po të doni.Janë përdorur për të mbajtur pushtetin pushtetarët e radhës në Shqipëri për të zbatuar axhendat e këtyre interesave ndërkohë që daulleve u bien për Perëndimin dhe SHBA.
